Mëso anglisht nga zero deri në nivelin më të lartë, me mësime të shkurtra në shqip.
Çdo nivel (A1, A2, B1, B2, C1, C2) është një botë më vete: livadhi, fshati, udhëtimi, qyteti natën, qielli me yje dhe maja e malit. Çdo temë që mëson e mbush hojen tënde me mjaltë.
SI MËSON
• Mësime 5-minutëshe: fjalë të reja, gramatikë e shpjeguar thjesht në shqip, ndërtim fjalish, çifte dhe biseda.
• Dëgjim i vërtetë: çdo fjalë dhe fjali lexohet me zë natyral amerikan. Mund ta dëgjosh edhe ngadalë.
• Dëgjo dhe zgjidh, shkruaj atë që dëgjon: stërvit veshin dhe drejtshkrimin.
• Histori dhe biseda ku zgjedh vetë përgjigjen.
• Testi në fund të çdo hojeje hap hojen tjetër.
• Gabimet rikthehen në fund të seancës, pa zemra dhe pa stres.
BLETA AI
• Bisedo me bletën në anglisht. Ajo të korrigjon gabimet dhe të shpjegon në shqip.
• Shkruaj një email, një tekst ose një ese, dhe bleta ta korrigjon me shpjegime.
MOTIVIM
• Seri ditore (streak), mjaltë dhe kavanoz me fjalët që ke mësuar.
• Fjalët e vjetra kristalizohen dhe kthehen për përsëritje në kohën e duhur.
• Kujtesë ditore në orën që zgjedh ti.
PA REKLAMA. PA LLOGARI.
• Asnjë reklamë.
• Nuk ka nevojë për regjistrim: progresi ruhet në iCloud dhe kalon në iPhone-in e ri.
• Mësimet punojnë edhe pa internet.
FALAS DHE PREMIUM
Falas: i gjithë niveli A1, 3 temat e para të çdo niveli tjetër dhe 3 përdorime të bletës AI në ditë.
Premium: të gjitha nivelet dhe hojet, bleta AI deri në 200 përdorime në ditë.
Abonimet (1 muaj, 3 muaj, 1 vit) rinovohen automatikisht, përveç nëse çaktivizohen të paktën 24 orë para fundit të periudhës. Pagesa tërhiqet nga llogaria e Apple ID-së. Abonimet menaxhohen dhe anulohen te Cilësimet e Apple ID-së.
Politika e privatësisë: https://sites.google.com/view/msoapps/home
Kushtet e përdorimit: https://sites.google.com/view/msoapp-termsofuse/home